Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Isa Mustafa deklaroi se marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë janë në pajtim të plotë me Kushtetutën dhe ligjet dhe kanë të bëjnë me përmbushjet e ligjeve dhe marrëveshjeve të prillit të vitit 2014.
“Këto marrëveshje i kontribuojnë paqes dhe fqinjësisë së mirë dhe i japin fund ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë”, ka thënë Mustafa para gazetarëve.
Sipas tij, të gjitha parimet themelore që kanë të bëjnë me themelimin e asociacionit janë në pajtim të plotë me Kushtetutën, ligjet dhe dokumentin e Ahtisarit. “Serbia e pranoi këtë dokument më datën 25 gusht”, tha Mustafa.