Shaqir Fetai në të shumtën e rasteve bën lajm për vete apo për bashkësinë “fetare” të vet nisur edhe nga sukseset e të tjerëve; duke ua vjedhur sukseset, duke ua personalizuar sukseset e tyre por edhe duke u ndjerë i lumtur se u takua me një “të suksesshëm”! Kjo, sepse, vetë është jashtëzakonisht i pasuksesshëm, tepër i hutuar, tepër i humbur, tepër apatik, sepse, e vuan tërë atë që e bëri e që po i kushton shumë shtrenjt vetë BFI-së
Nga Majlinda Gashi
Si ndjekëse e faqeve zyrtare të institucioneve dhe personaliteteve fetare, gjithnjë e etur për të mësuar gjëra të reja, më ka bërë shumë përshtypje ndryshimi në faqen e Bashkësisë Fetare Islame që kur Shaqir Fetain, siç po flitet, e caktuan politikat antishqitare e antifetare që të drejtojë me të.
Për dallim nga koha e ish-reisit, kur faqja zyrtare e BFI-së përditësohej pesë-gjashtë herë në ditë, pastaj edhe gjatë natës, madje ditë për ditë, në këtë periudhë të Shaqir Fetait lajmet publikohen pas orarit të punës, sikur të fabrikohen diku dhe, çuditërisht, lajme kemi vetëm pesë ditët e punës gjatë javës. Do me thënë, Shaqir Fetai “merret” me aktivitete publike islame vetëm pesë ditë, pastaj dy ditët e javës shkyqet nga kjo dynja, nuk i intereson asgjë, mund të shkojë vetëm në ato aktivitete ku mund të ketë drekë apo drakë, ndryshe, punë publike institucionale nuk ka!
Sa herë në javë Shaqir Fetai është mysliman? Vetëm pesë ditë në javë! Po dy ditët tjera, çka është! Nuk po dyshojmë që nuk është mysliman, por, që është një i ngratë, që është një amator i çelikosur, që është një njeri pa program e pa platformë, këtë tashmë e ka dëshmuar katëcipërisht. Shaqir Fetai i do dy ditë në javë pushim, i do pasivizim total të islamit, sepse ai është “zotni”, pesë ditë “mysliman” e dy ditë “shqiptar”!
Pra, pse ndodhë kjo? Sepse Shaqir Fetai nuk di si të zhvillohet jeta fetare islame në vend, nuk ka program, nuk ka të hartuar planin zhvillimor vjetor, të detajuaj me të gjitha aktivitetet ditore, të nateditshëm. Në mungesë të këtij planifikimi, ai i lëshohet stihisë, çfarë të sjellë dita, nëse bën rahmet e vjen të na vizitojë dikush, e shënojmë “aktivitetin”, nëse na thërret dikush në darka e dreka, në racion “qevabpçiçi”, bëjmë aktivitet, ndryshe, çfarë të bëhet?
Shaqir Fetai, nëse ia keni përcjellë intervistën në RTVM2 thotë se, ja, që nesër do të nisim me aktivitete humanitare, me bamirësi, pra, që një ditë para Ramazanit. Nga ajo intervistë e deri më sot kaluan gati dhjetë ditë, brenda të cilave tetë janë me ramazan, me agjërim. Çka kanë shtruar këta mmyslimanë në sofrat e tyre! Atë pak mish që ua shpërndau në fillim, desh i mori më qafë. I mirë qëlloi vetëm ai mish që e morën ga frigoriferi e drejt e në shtëpi ata (nëpunësit) që qenë më parnë pakove me mish të kurbanit që duhej të shpërndahej qysh vitin e kaluar, sepse nijeti i myslimnëve ka qenë për vitin e vjetshëm kur kanë therrur kurban!
Shaqir Fetai, për më keq, e paralizon tërë BFI-në, sepse i ka dy ditë pushim! Nuk duhet të punojë as “rijaseti” i tij, nuk duhet të punojnë as organet, të gjithë duhet të flejnë e të pushojnë, ngjashëm si Shaqir Fetai, sepse, nga e hëna fillon një javë “përplot me aktivitete” të Shaqir Fetait! E cilat janë ato aktivitete? Shkon nëpër dua hatme, sepse shtrohet drekë e darkë, ka shumë mishë të mirë pas së cilit vdes Shaqir Fetai (flitet se është gurmazi më i madh që e ka BFI-ja)! Shkon në ndonjë dua hifzi, sepse edhe aty ka dreka e darka, shkon në ndonjë gurthemel, sepse edhe aty ka ushqim ku mund ta rrasë kokën Shaqir Fetait dhe të mos ngopet, të ngelë i pangopshëm përherë, sepse, nëse ngopet nuk do të mund të hajë më! Shaqir Fetai fton ndonjë këngëtarë ilahishë dhe u jep mirënjohje, duke informuar se u takuam me një këngëtarë ilahishë të cilin gjeneratat e reja as që e njohin, sepse ai kurrë nuk ka bërë asgjë as për BFI-ne dhe as për myslimanët e vendit, kurse ky i jep “dekoracion” me motivacione idiotike.
Kurrë më e radikalizur nuk ka qenë BFI-ja se sa në këto kohë të Shaqir Fetait dhe, mahluku hesht, nuk brengoset, ndonëse natën duhet ta bëjë ditë duke u angazhuar për ruajtjen e tradicionales si në komb ashtu edhe në fe. Këto gjëra nuk i interesojnë Shaqir Fetait. Këtij i interesojnë vetëm dy ditë vikend kur do të ketë rast të karikohet me bateri, por me karikuesin e huaj, i interesojnë dy ditë kur mbushet me këshilla nga ata që e instaluan dhe pa sygjerimet e të cilëve Shaqir Fetai do të ngjante në një cung të kalbur që e pengon lërimin e arës.
Dikur, ish-reisi thoshte se Maqedonia e Veriut ka më shumë se një milion myslimanë, se myslimanët janë më shumë në krahasim me ortodoksët! Sot Shaqir Fetait i dalin “zyrtarisht” vetë 34% apo rreth 600 mijë! Dhe, këtë dallim prej 400 mij myslimanë më pakë Shaqir Fetai e heshtë! Asnjë reagim, asnjë prononcim, asnjë qëndrim e debat mbi atë se çka u bë me këtë numër. Shaqir Fetait i takon që në asnjë mënyrë të pajtohet me rezultatet manipulative, duke ofruar masa alternative se si do ta arrijë numrin e saktë të myslimanëve të vendit, siç bëhej dikur dhe siç dihej gati “saktësisht”! Shaqir Fetai vepron vetëm ashtu siç do ta mësojnë gjatë dy ditëve të vikendit. Mjerë ne!