Dikur skena e luftimeve të ashpra midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, rrethi i Fuzulit në periferi të Nago-Karabakut të fituar nga forcat azerbajxhanase qëndron i shkretë pas një marrëveshje të fundit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Moska.
Dhe atje kanë mbetur plagët e luftës: fusha të minuara, municione të braktisura, postblloqe të shkreta të ushtrisë dhe bomba të pashpërthyera buzë rrugëve.
Por disa prej tyre datojnë që nga viti 1993 kur armenët etnikë morën rrethin e Fuzulit për të krijuar një zonë të mbrojtur ushtarake. Mijëra vendas u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan France24.
Tre dekada më vonë, këta banorë janë kthyer për të gjetur shtëpitë e tyre të mëparshme.
Midis tyre është edhe mësuesja Ramila Sahinkizi, e cila është zotuar të kthehet në Fuzuli për të ndërtuar një jetë të re.
“Shtëpia e babait tim ka qenë këtu”, ka thënë ajo. “Tani nuk ka asgjë”.
“Ne do t’u tregojmë brezave të ardhshëm për të gjitha gjërat e këqija që kanë bërë armenët. Ne kurrë nuk do ta harrojmë”.