Narcisi i ndërkryer

Shaqir Fetai u shtroi drekë disa aktivistëve të xhamive e hoxhallarë të diasporës sonë, të cilët, aty ku shërbejnë, nëpër ato vise, e kanë detyrë dhe obligim parësor që të jenë në shërbim të komunitetit mysliman dhe, aspak mos të çajnë kokë për hallet e narcisit Shaqir Fetai, i cili, që të gjithë do t’i urdhërojë pastaj, që një nga një të vijnë në BFI e ta vizitojnë “reisin” e ndërkryer

Nga Mahir Rexhepi

“Komuniteti i udbashëve”

Është thënë disa herë që Shaqir Fetai e ka sëmundje të rëndë dëshirën për ta vizituar! E ka kompleks, sepse, e di fare mirë që në krye të BFI-së erdhi i instaluar nga qarqet e dyshimta antikombëtare e antifetare (le ta dëshmojë të kundërtën!) dhe, tërësisht i pa dëshiruar nga strukturat e mirëfillta teologjike të vendit. Dhe tash, për t’u bërë karshillëk këtyre strukturave, ai thërret njerëz me telefon që të vijnë në zyrë e ta pijnë ndonjë çaj, vetëm sa për të shkrepur aparatin dhe për të bërë pastaj ndonjë lajm si për “aktivitete të bujshme”! “Biseduam për çështje organizative, për çështje madhore fetare e kulturore…”, kjo është fjalia kryesore që nënvizohet nëpër lajmet bajate të Shaqir Fetait! Kur t’i shikohet struktura dhe kapaciteti mental i vizituesve, si dhe analfabetizmin funkcional dhe injorancën e skajshëm të Shaqir Fetait, sakaq shtrohet pyetja: si ka mundësi që të rrejnë kaq flliqtë, ndonëse me pretendime për ta quajtur veten hoxhallarë! Me Shaqir Fetain të flitet për kulturë e për fe, për organizim e për aktivitete?! Po ku di ky se çka është kultura e çka aktiviteti!
E dyta, Shaqir Fetai si asnjëherë më shumë tani ka nevojë për vizita, tani kur katërcipërisht u vërtetua se na paska qenë informator UDB-e dhe, për mos ta brejtur vetmia absolute, ai inicon vizita sa për t’ia bërë vetes qejfin që, ja, e duan që të gjithë! Një UDB-ash mund ta duan vetëm ata që janë lloji i tij, që ose kanë qenë informatorë UDB-e, ose janë hala udbashë dhe detyrohen nga punëdhënësit e tyre, ose, janë gjenerata me plotë devotshmëri të cilët ne emër të “islamit” janë në gjendje t’ia falin edhe udbashit! Po pasojat që i vuajtën ata që spiunoheshin nga udbashët?
Në emisionin e Ermal Pandurës, për çdo emision po flasin viktimat e udbashëve shqiptarë. E qartë, autori i emisionit po përpiqet që t’i zbardhë të gjithë ata shqiptarë që ishin të punësuar në UDB dhe që i keqtrajtonin deri në vdekje idealistët shqiptarë, ata që po bëheshin therorë të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Natyrisht, këta udbashë ishin të indoktrinuar, të helmuar me ideologjinë toksike të komunizmit, të bashkim-vëllazërimit dhe, për këta, të gjithë tradhëtarët e këtij “ideali” ishin armiq të Jugosllavisë. Po kur të nisë tani të zbardhen edhe emrat e bashkëpunëtorëve të UDB-së, pra jo të atyrve që i keqtrajtonin shqiptarët, por të atyreve që vullnetarisht spiunonin për serbët, për interesa të tyre meskine, si puna e Shaqir Fetait? Do të dalin edhe viktimat e këtyre spiunëve vullnetarë!

Cili mund të jetë kulminacioni i një eventi

Shaqir Fetai na paska marrur pjesë në një event në të cilin del në pah shpirtprishunia e Qenan Ismailit, i cili jeton për të vjedhur mund e kontribut të huaj! Në një aktivitet disa mujor të një hoxhe të ndritshëm, i cili me vullnet të plotë angazhohet që nga fëmijët tanë të nxjerrë një hafëz-e të ri/re, dhe një i/e ri/re që me aq vullnet e mund i qaset mësimit përmendësh të Kuranit Madhështor – pra, në këtë veprim të shenjtë, cili është kontributi i otllogipërbirësit Qenan Ismaili dhe i hafiz rrumbullakit, Shaqir Fetait, të cilët me aq afsh mundohen që ta përvetësojnë tërë këtë angazhim të huaj!
Dalin duke u pispilluar para xhematit dhe, për më keq, pastaj bëjnë lajme se çka thanë, si iu drejtuan xhematit, si u pritën nga të panishmit, me kë ishin të shoqëruar në atë event dhe, cili na qe kulminacioni i atij eventi!
Për Shaqir Fetain dhe për Qenan Ismailin kulminacioni i eventit nuk është prezenca e një hafize të re, nuk është fjala e hoxhës që e përgatiti një të re për hafize, nuk është kulmi kur asaj iu kumtua se me vendim të komisionit përkatës dhe me dëshmim të vetë hoxhës, ajo nga sot e tutje është hafize e Kuranit. Për Shaqir Fetain dhe për lipiskën e tij (Qenan Ismailin, që nuk i reagon Shaqir udbashit duke ia tërhequr vërejtjen që xhematit të tij të mos t’ia vjedhë më asnjë gram mund e kontribut) kulminacioni i eventit është momenti kur “fjalën e rastit” e merr Shaqir Fetai!
Në lajmin idiotik të publikuar në fb-un e Shaqir Fetait, në pasusin e tetë, lexohet: “Kulmi i ceremonisë ishte fjalimi i Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetahu”! Gjakovari thotë: “Hajt bac, t’u rrit’ mendja”!

Marionetave prej druri pushimet verore ua paguan BFI-ja e Shaqir Fetait

Në viset etnike organizohen panaire të ndryshme të librit. Si panaire më të mëdha, pa dyshim, llogariten ai i Tiranës, i Prishtinës që u mbajt kohë më parë, ai i Shkupit si dhe ai i Ferizajit që u organizua nga 8-12 gusht, e për të cilën Shaqir Fetai as që ka dëgjuar!
Por ama na paska dëgjuar për panairin e librit në Ulqin, i cili më tepër ka karakterin e organizimi të kryerjes së pllazhit vjetor se sa të përkushimit ndaj librit. Panairi mbahet i hapur vetëm natën, në shëtitore, pasi të jetë kryer pllazhi! Do me thënë, të gjithë pjesëmarresit në këtë panair, mundohen të shesin ndonjë libër sa për ta mbëluar ndonjë përqindje të shpenzimit ditor në pllazh.
Po nja dy dylberë të vet që i paska çuar Shaqir Fetai, si shpërblim për lojalitet prej marionete, me çka po i mblojnë shpenzimet e pllazhit të sivjemë? Për herë të parë ata edhe do të bëjnë pllazh edhe do të marrin mëditje nga një “aktivitet ndërkombëtar”! Pllazh me paratë e fitrit e të zeqatit, me ato para që keqpërdoren me aq padhimbje nga Shaqir Fetai. “Rijaseti”, në mbledhjen e vet të radhës, me patjetër që duhet të kërkojë raport mbi përfitimin që ka rrjedhur nga ky panair (për të gjithë i dështuar financarisht!) si dhe sa janë shpenzimet e kryera për këtë panair dhe, pa dyshim, për huqje skandaloze gjithësesi që duhet të kërkohet përgjegjësi si nga Shaqir Fetai ashtu edhe nga marionetat e tij që pranojnë t’i tarashkasin topat me paratë-djersë të myslimanëve të varfër të vendit tonë.

Tash e tre muaj Institucioni pa FB

Myslimanët e Maqedonisë të vetmën “dritare” për të parë se çfarë po ndodhë në BFI e kanë fb-un personal të Shaqir Fetait, i cili, me këtë na e përcjell mesazhin se këtu BFI është vetë Shaqir Fetai! Tash e tre muaj BFI-ja është pa FB-un e vet dhe një Zot e di se sa do të zgjasë kështu?
Nuk ka kurrfarë sqarime se çka ka ndodhur: a ua ka hakuar dikush a jo, a kanë kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse shetërore për këtë hakim të bf-ut, apo, a mos janë dënuar nga FB-ku dhe pse janë dënuar, cilët janë hapat e ndërmarra nga BFI si Institucion për të tejkaluar çdo keqkuptim dhe për ta debllokuar sa më parë FB-un zyrtar. Nuk mund të jetë FB-u personal i Shaqir Fetait dritare që do t’i informojë myslimanët e vendit mbi aktivitetet e BFI-së. Sepse, një akt i till i Shaqir Fetait është keqpërdorim, është idiotizëm, është përpjekje e ulët e tij për të shtuar numrin e ndjekësve të fb-ut të tij personal!
Nuk ndezin truqet e ulta të Shaqir Fetait, sepse, sa për informim të tij, për këto tri muaj sa e ka bllokuar FB-un e BFI-së, fb-u i tij nuk ka pasur klikime më shumë se 4000! “Aktivitetet” e tij kanë pasur arritje te rreth 4000 persona, ndërsa FB-u i Lëvizjes Mysllimane për Reforma në BFI, për këto tre muaj, i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë: shtrirje ka pasur te mbi 200 000 ndjekës të fb-ut!


Shaqir Fetait keq po i shkojnë punët! Nuk do të mund ta shpëtojë as “Marrëveshja e Ohrit” dhe as përshëndetja formale me presidentet e me ambasadore që me të dy duar ua ngjet për dore. Si manjak!

Leave a Reply