Manifestimi antiqeveritar do mbahet në 2 Qershor
Ndonëse ishte paralajmëruar për tu zhvilluar në 31 Maj, protesta e opozitës është shtyrë për në datën 2 Qershor në orën 19.00 të mbrëmjes. Shkak është bërë fakti se data 31 përkon me Natën e Kadrit, një ndër netët e bekuara të Muajit të Ramazanit për besimtarët myslimanë.
Edhe në protestat e mëparshme kreu i opozitës, Lulzim Basha në momentin që përkonte me thyerjen e agjërimit, në respekt të besimtarë myslimanë ka ndërprerë fjalimin politik duke i ftuar protestuesit të luteshin për një minutë në respekt të vullnetit hyjnor.
Një ditë më parë edhe Kryeministri Rama vendosi ta shtyjë për në 1 Qershor hapjen e fushatës elektorale për të shmangur përplasjen me protestën e radhës së opozitës që ishte parashikuar të mbahej në 31 Maj.