Inida Brahimi
N’ATË GUSHT KU RRIJE TI
N’atë gusht ku rrije ti
harlisur mjegullash
Vijës kohë;një kartë mavi
Se u bëmë në një grusht pjergullash
Gjethja gjethesh, piqemi
Tharm’ i ëmbël nëpër shi!
Që nga koha e Adamit, feksje Evash, njihemi
Pjalm’ i hidhur,vakt i pijeve në flijim
S’më çudit më prerja gjer në rrëzë e kësaj vene
Shkuar gjak’ i tërë tani …
Do t’a pi…hijeve të pjerrëta
Dehur shpirtshëm anasjelltas
N’atë gusht ku rrije ti
Them me vete: ”mbetëm rrokje me bojë letrash”
Në lajthitje
U bë modë gushteve tona
N’atë qoshk e mbetur ikje…
N’atë qoshk ku rrije ti
N’atë gusht të bërë shi
larg nga bota!
Aq e kaltër rreh aorta…