Sekretari i NATO-s, Jens Stotelnberg, në një deklaratë për medie, ka dhënë një mesazh për të gjitha partitë politike në Maqedoni. Në këtë deklaratë, ai kërkon nga të gjitha palët që të marrin vendime në të mirë të qytetarëve.
“Në Samitin e Varshavës në korrik të vitit 2016, NATO nxiti të gjithë liderët politik të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë të zbatonin plotësisht angazhimet e tyre nga Marrëveshja e Përzhinës, si strukturë e një zgjedhje të qëndrueshme për krizën politike, përcjell Gazeta Express.
Zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016 janë parë nga vëzhguesit ndërkombëtar si një hap thelbësor në zgjidhjen e kësaj krize. Ishin cilësuar si të drejtuara mirë dhe të zhvilluara pa ndonjë incident të madh. Pas një përpjekje për të formuar një qeveri, u bë e ditur se, me kërkesat e caktuara nga Presidenti, tani janë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme nga anëtarët e parlamentit”, thuhet në deklaratën e Stotelnberg.
“U bëj thirrje të gjitha partive që të tregohen të përmbajtshme në deklaratat dhe veprimet e tyre, dhe të marrin të gjitha vendimet në të mirë të të gjithë qytetarëve. NATO vazhdon të jetë e përkushtuar në anëtarësimin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në NATO, në pajtim me vendimin e marrë në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008 dhe Deklaratat e Aleatëve në samitet e radhës të NATO-s”.