Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në orën 4 të mëngjesit të kësaj të entjeje janë nxjerrë nga rrënojat edhe tre trupa të pajetë në Thumanë, duke bërë që numri I viktimave të shkojë në 37.
Gjithashtu sipas ministrisë në Thumanë është ndërprerë edhe operacioni i kërkim shpëtimit, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.
Ndërkohë operacioni vijon në Durrës por nuk ka asnjë informacion zyrtar sa persona ndodhen nën rrënoja.
Tërmeti i së martës me magnitudë 6.3 perveç viktimave dhe të zhdukurve ka shkaktuar dhe plagosjen e mbi 650 personave.