Të hënën në Leposaviq, policia i ka ndaluar katër automjete që kanë hyrë në mënyrë ilegale nga Serbia.
“Si rezultat i veprimeve policore në teren, në vazhdën e parandalimit të kontrabandës dhe kalimeve ilegale, në 4 raste të ndara në Leposaviq Policia e Kosovës ka identifikuar 4 automjete të cilat përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Rastet ndodhen në procedurë hetimore”.