Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge ka zhvilluar këtë të martë një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Bëhet me dije se ata kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit, e kryesisht për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka shkruar se NATO është krenare që ka ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet.
Sa i përket hapjes së Urës së Ibrit, Ruge ka ritheksuar se vendimet duhet të merren në mënyrë të koordinuar.
“Në Urën mbi Ibër, nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar”, ka shkruar ai.