Ndryshimi i klimës shihet si kërcënimi më i madh ndërkombëtar, sipas rezultateve të një studimi global të botuar të dielën, pasuar nga terrorizmi dhe siguria kibernetike.
Sondazhi i kryer vitin e kaluar nga qendra “Pew Research” me bazë në SHBA, zbuloi se në 13 nga 26 vendet e anketuara, pjesëmarrësit panë ndryshimin e klimës si rrezikun më të madh.
8 vende vlerësuan terrorizmin nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik si kërcënimin më të madh, ndërsa 4 vende të tjera përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut, vlerësuan si më të rrezikshëm sulmet kibernetike të kryera nga vendet e tjera.
Shqetësimet në lidhje me programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, ekonomia globale, fuqinë dhe ndikimin në rritje të Kinës përmenden në rezultatët e sondazhit, por nuk shihen si shqetësime kryesore nga vendet e anketuara.
Polonia e shikon ndikimin e Rusisë si kërcënimin më të madh, pork y shqetësim nuk është shfaqur dukshëm në mesin e vendve të tjera.
Po ashtu sondazhi në fjalë tregon se shqetësimi për fuqinë dhe ndikimi e SHBA-së po rritet, krahasuar me sondazhet e kryera në vitet 2013 dhe 1217.
Me së shumti ky shqetësim në lidhje me SHBA-në u rrit në Gjermani me 30 % krahasuar me sondazhin e vitit 2013.
Mbështetësit e partive populiste evropiane të djathta, përfshirë edhe Alternativë për Gjermaninë, ishin më skeptikë sa i përket vlerësimit të ndryshimeve klimatike si kërcënimi me i madh në otë.