Prokurori tërhiqet nga akuzat për krimet në Ferizaj
Gjykata Speciale e Hagës ka ndryshuar aktakuzën e konfirmuar ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
Aktakuza është miratuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Speciale me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për amendamentin e aktakuzës së konfirmuar ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt.
“Prokuroria Speciale kërkon leje për të ndryshuar aktakuzën e konfirmuar, që të hiqen pretendimet për krime të kryera kundër të paktën një viktime ndërmjet rreth 1999 në një shtëpi ose rreth Ferizajt. Prokuroria Speciale e Hagës shpjegon se ka vendosur të mos mbështet në provat dhe se konsideron se ka tani nuk prova të mjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Hagës dhe ka urdhëruar të njëjtit që të tërheqin pretendimet e cekura rreth një krimi të pretenduar në Ferizaj.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim që nga Nëntori i vitit 2020, të akuzuar për krime që dyshohet se janë kryer në luftën e fundit në Kosovë.