Greqia ka konfirmuar viktimën e parë nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë raporton se bëhet fjalë për një 66-vjeçar, i cili ishte infektuar me COVID-19.
Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi të mërkurën se numri i të prekurve ka shkuar në 99, ndërsa e shpalli përhapjen e koronavirusit pandemi.
Më shumë se 4.600 njerëz kanë humbur jetën nga virusi në të gjithë botës dhe mbi 125,000 të infektuar në 114 shtete.