Isaias, stuhia e nëntë e 2020, është krijuar të mërkurën mbi detin e Karaibeve.
Stuhia po sjell erëra me shpejtësi 80 km në orë dhe i është drejtuar aktualisht Puerto Rico-s. Isaias pritet të kalojë mbi republikën domenikane gjatë ditës dhe më pas ti afrohet Floridas në fundjavë. Ka paqartësi se kur stuhia e fuqishme do ti afrohet Floridës me disa modele që tregojnë një stuhi të dobët që do të godasë brigjet perëndimore dhe të tjerë, që flasin për një stuhi më të fortë që përplaset në pjesën lindore të shtetit dhe zhvendoset drejt Karolinave.
Sidoqoftë, ekspertët thonë se kur stuhia të mbërrijë mbi ujëra më të ngrohtë, ajo do të fuqizohet shumë, sic ndodhi edhe me uraganin Hanna, fundjavën e kaluar. Reshjet e shiut do të jenë shqetësimi kryesor për ditët e ardhshme. Paralajmërime për stuhi tropikale janë lëshuar tashmë në Puerto Rico, SHBA dhe ishujt britanik Virgin, republikën domenikane dhe brigjet veriore të Haitit.
Në Florida ndërkohë janë mbyllur edhe qendrat e testimit të koronavirusit për shkak të stuhisë që po afrohet.