Megjithëse u prit se, temë e diskutimit të takimit ndërmjet presidentit të Francës, Emanuel Makron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel do të jetë edhe dhënia e datës për nisjen e negociatave të Bashkimit Evropian (BE) me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, një gjë nuk është kumtuar se ka ndodhur.
Siç mund të kuptohet nga deklaratat e Makronit dhe Merkelit, temë e diskutimit ka qenë sulmi i Turqisë në Siri, ndërkaq mediat raportojnë të ketë qenë edhe bregziti dhe përbërja e re e Komisionit Evropian.
Se temë e takimit ishte Siria, kjo u kuptua edhe nga deklaratat paraprake të tyre.
“Me siguri do të krijojë situatë humanitare të papërballueshme dhe do t’i ndihmojë IS-it të shfaqet sërish në rajon”, tha Makroni.
Ndërkaq, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar “ndërprerjen e menjëhershme të operacionit ushtarak” të Turqisë në Siri.
Siç thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar nga agjencia AFP, duket se temë diskutimit ka qenë çështja e bregzitit.