“Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, e padrejtë
Deklarata e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, se vendi i tij e meriton hapjen e negociatave ndryshe nga Shqipëria, ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë thotë se kjo deklarate i duket e çuditshme, pasi nuk është e drejtë.
“Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat?Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!
Një ditë më parë, Presidenti i sapozgjedhur Stevo Pendarovski, tha se asnjë politikan në Europë nuk ka dalë kundër hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut , ndryshe nga sa ka ndodhur për Shqipërinë, e cila po përballet me tensione politike./Tv Klan/