Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk do të qeverisë i vetëm, pasi bashkë me të, do të qeverisë edhe presidenti Hashim Thaçi. Kështu është shprehur ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste për Radion Europa e Lirë, ku thekson se qeveria Hoti madje është qeveri e paligjshme.
ALBIN KURTI
ISH KRYEMINISTER I KOSOVES“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm për ne… Tash, Qeveria Hoti është qeveri koti. Kjo nuk është qeveri, e cila do të qeverisë. Kjo është qeveri, me të cilën do të qeveriset, qartazi [nga] presidenti, klani ‘pronto’. Këtyre të korruptuarve, që u goditën nga katër muaj të qeverisjes së mirë, iu levërdis një qeveri koti. Andaj, ne do ta bëjmë betejën tonë edhe brenda kuvendit, edhe jashtë. Grupi ynë parlamentar do t’i marrë vendimet se kur, për çka, cilës gjykatë do t’i adresohet. Por, natyrisht që bëhet fjalë për një qeveri të dobët, jetëshkurtër, por ne do të kujdesemi që të mos e ketë dëmin e madh.”
Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Kurti shprehet se nuk do të ketë një marrëveshje, pasi Thaçi e kryeministri ri ri Avdullah Hoti, nuk kanë kapacitet për t’u përballur me Sebrinë.
ALBIN KURTI“Kjo qeveri e paligjshme dhe ky president i frustruar nuk guxojnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë… Ky pushtet nuk e ka kapacitetin për t’u përballur me Serbinë dhe nuk e ka legjitimitetin për të dialoguar me të. Totalisht e pavlefshme, por nuk guxojnë ta bëjnë, sepse ka tre vjet që thuhet se do të ketë marrëveshje. Nuk ka marrëveshje, sepse s’kanë kapacitet për t’u përballur me Serbinë dhe nuk kanë legjitimitet për të dialoguar me të.”
Ish kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje insiston për zgjedhje të reja.Në të kundët, ai thote se protestat janë të pashmangshme.