Pas katër seancave gjyqësore, prej të cilave dy u anuluan, e ku janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski nesër do ta dëgjojnë vendimin e Këshillit të gjykatësve në Selanik, lidhur me kërkesën e Maqedonisë për ekstradimin e tyre.
Vendimi veçmë është marrë dhe pasi tani më në fund do të gjendet përkthyes prej gjuhës greke në atë maqedonase, ai duhet t’u kumtohet ish shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Në rast se Këshilli i gjykatësve nesër kumton se Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski duhet të ekstradohen në Maqedoni, ata, sipas ligjeve greke, do të kenë të drejtë në ankesë në Gjykatën Supreme në Athinë.
Gjykata greke me siguri ka marrë vendim që të ekstradohen nga Maqedonia, duke marrë parasysh se më 20 dhjetor pas dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve, propozimi i tillë ka dalë nga prokurori deri te juria gjyqësore.
Seanca e fundit u mbajt më 22 dhjetor dhe u caktua që të kumtohet vendimi i Këshillit të gjykatësve. Me ndërprerje të vogla, gjykimi ka zgjatur më shumë se dy orë, pasi janë bërë tentime që të gjendet përkthyes. Përkthim nga gjuha greke në maqedonase nuk u pranua nga mbrojtja, dhe për shkak të pamundësisë që të gjendet përkthyes në maqedonisht, seanca u caktua për dy javë më vonë.
Përveç për ekstradim, Grujevski dhe Boshkovski kanë edhe dy procese të tjera në Greqi, që nuk lidhen njëri me tjetrin. Njëri është për pasaporta të falsifikuar, me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikut, për të cilin gjykimi, pas tre anulimeve, do të mbahet më 17 maj të vitit të ardhshëm. Rasti tjetër është pas kërkesës së parashtruar për azil më 29 nëntor, proces që mundet në mënyrë shtesë ta ngadalësojë vendimin eventual pozitiv për ekstradim në Maqedoni.