Në Gjykatën Penale në Shkup nesër duhet të mbahet seanca e parë gjyqësore për rastin “Reket” në të cilin janë të akuzuar Bojan Jovanovski – Boki 13, ish prokurorja speciale Katica Janeva dhe Zoran Milevski-Kiçeec.
Në arrest shtëpiak të akuzuar janë Katica Janeva dhe Zoran Milevski-Kiçeec, përderisa i akuzuari i parë Bojan Jovanovski i cili ishte hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8-të Shtatori” gjatë ditës është kthyer në Burgun e Shutkës ku po vuan masën e paraburgimit.
Në ndërkohë,Gjykata e Apelit sot duhet të vendos se a do të mbetet ai edhe më tutje në paraburgim. Avokati i tij Sasho Dukovski kërkon që të lëshohet nga burgu për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.