Një pajisje përgjimi u gjet në banjën personale të Boris Johnson në ministrinë e Jashtme, pasi tualieti ishte përdorur nga Benjamin Netanyahu, ka pohuar ish-kryeministri britanik, raporton The Telegraph.
Johnson ka pretenduar se kur kryeministri izraelit vizitoi departamentin e tij në vitin 2017, ekipi i tij i sigurisë gjeti pajisje përgjuese pasi ai kishte përdorur tualetit.
Johnson ka shërbyer si ministër i Jashtëm nga viti 2016-2018.
Gjatë takimit të tyre në zyrën e tij të vjetër, Johnson thotë se Netanyahu, të cilin ai e quan Bibi, kërkoi të shkonte në tualet.
Në librin e tij, ‘Unleashed’, Johnson shkruan: “Atje Bibi qëndroi për disa minuta dhe mund të jetë ose jo një rastësi, por më është thënë se më vonë, kur punëtorët po bënin një spastrim të tualetit, gjetën pajisjen e përgjimit.”
Kur u pyet gjatë një interviste me The Telegraph nëse ai mund të jepte ndonjë detaj për atë që ndodhi, Johnson tha: “Unë mendoj se gjithçka që duhet të dini për atë episod është në libër.”
Nuk është e qartë nëse Izraeli u mor në pyetje apo u qortua për incidentin.
Në të njëtën periudhë kohe, Izraeli u akuzua edhe për vendosjen e pajisjeve përgjuese në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni arriti në përfundimin se Izraeli ka të ngjarë të qëndronte pas vendosjes së pajisjeve përgjuese që u gjetën pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vende të tjera rreth kryeqytetit.
Ndonëse nuk ka punuar kurrë në Mossad, agjencinë e spiunazhit të Izraelit, Netanyahu dihet se ka punuar ngushtë me ta.
Si agjencia e dytë më e madhe e spiunazhit në botën perëndimore pas CIA-s, ajo fokusohet në mbledhjen e inteligjencës së huaj dhe operacionet e fshehta.