Del jashtë funksionit sistemi elektrik
Errësira mbuloi New York-un natën mes të shtunës dhe të dielës, për shkak të një ndërprerjeje të madhe të energjisë elektrike. Ndërprerja e energjisë la në errësirë qindra mijëra banorë, 70 mijë banesa e biznese në lagjen e famshme Manhatan.
Ndërprerja e energjisë elektrike zgjati për 5 orë dhe nxori jashtë shërbimit edhe sistemin e metrove, duke detyruar dhjetëra mijëra udhëtarë të ecnin rrugëve më këmbë.
Defekti u konstatua në një nënstacion që furnizon Manhatanin, por shkaku është nën hetim. Në të njëjtën ditë të 44-viteve më parë, New York kishte përjetuar të njëjtën situatë.