Deputetët e nismës për një njësi zgjedhore nuk kanë shpresa që ndryshimet mund të bëhen në rast se partitë nuk tërheqin mijëra amendamentet e tyre. Deputeti Rubin Zemon fton BDI-në dhe VMRO-DPMNE-në të tërheqin amendamentet të cilat sipas tij janë jologjike.
Bëhet fjalë për amendamente jologjike dhe jothelbësore që kanë për qëllim vetëm të bllokojnë procesin dhe që këto ligje të mos bëhen pjesë e një debati demokatik dhe komisionet të mos mund të organizojnë debate publike me më shumë palë të prekura”-tha Rubin Zemon, deputet i nismës.
Propozimi për një njësi zgjedhore nuk është politikë e përbashkët e koalicionit qeveritar, deklaron deputeti i BDI-së Artan Grubi.
Ndryshimet e këtij Kodi zgjedhor nuk janë pjesë e marrëveshjes politike të koalicionimit mes LSDM-së dhe BDI-së në bazë të së cilës është formuar ky koalicion qeveritar, nuk është politikë qeveritare, nuk është program qeveritar për t’u zbatuar bashkërisht por është një inciativë me kalkulime të thjeshta zgjedhore për zgjedhjet e 12 prillit dhe jo mirë e menduar për të mirën e të gjithë qytetarëve@-pohoi Artan Grubi, BDI.
Nga LSDM-ja akoma janë duke menduar për funksionalitetin e koalicionit me BDI-në pasi kjo e fundit dorëzoi mbi 5 mijë amdnamente për propozim ndryshimet e Kodit Zgjedhor të cilat i mbështet LSDM-ja.
Sigurisht se len hapësirë për t’u menduar dorëzimi i mijëra amendamenteve për për këtë nuk do ta shprehim qëndrimin në këtë konferencë për media por e dini që kemi proces të brendshëm partiak në të cilin do të diskutojmë, do të debatojmë rreth aktiviteteve të partnerëve të koalicionit dhe do të dalim me qëndrim”-tha Kostadin Kostadinov, LSDM.
Në Kuvend janë dy propozime për ndryshim të Kodit Zgjedhor. Propozimi i parë është për një njësi zgjedhore me modelin proporcional kurse propozimi i dytë për lista të hapura të kandidatëve për këshilltarë komunash dhe përfaqësim gjinor 50-50 në lista./Alsat