Ministria e Mbrojtjes ka ngritur në Fushë-Krujë një kamping të ri për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar.
Si pasojë e tërmetit të rënë të martën në vendin tonë si pasojë e të cilit 40 persona humbën jetën dhe mbi 600 të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas ministrisë, në orët e para të mëngjesit në këtë zonë janë ngritur 70 çadra nga efektivët e ushtrisë me qëllim strehimin e familjeve, të cilat kanë nevojë urgjente për ndihmë.