Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimic, pas takimeve me krerët e shtetit u shpreh optimist për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Ai tha se askush në Greqi nuk flet për çështjen e identitetit. Nimic takoi presidentin Ivanov, kryeministrin Zaev, shefin e diplomacisë Dimitrov dhe kreun e VMRO-së Mickovski dhe atë të BDI-së Ahmeti.
“Sa më shumë që flasim publikisht për linjat e kuqe aq më pak ka hapësirë për bisedë dhe zvogëlohet mundësia të gjejmë zgjidhje që do të ishte e pranueshme për qytetarët e të dyja palëve të kufirit. Nga ana jonë ka vullnet dhe shpresojmë se edhe nga ana tjetër do të ketë vullnet të gjejmë një mënyrë”, tha Nikolla Dimitrov, Ministër I Jashtëm.
Dimitrov: Askush s’ka të drejtë të mohojë identitetin
“Për qytetarët që duan të ketë zgjidhje dhe frikësohen nëse nuk ka zgjidhje, dua t’ua përcjell porosinë: se nëse ka mënyrë dinjitoze që do t’i respektojë identitetet dhe dinjitetet e të dyja palëve, përmes këtij procesi atë mënyrë do ta gjejmë. është e mundur të mos ketë këso mënyre, megjithatë ne na takon të bëjmë gjithçka që mundemi për ta gjetur këtë mënyrë”, deklaroi Nikolla Dimitrov, Ministër I Jashtëm.
Nimic: Grekët nuk e kontestojnë identitetin
“Besoj se kemi arritur në atë pikë kur të dyja palët kanë vullnet të punojnë shumë për të arritur një konkluzion. Pasi ngritët çështjen e identitetit, dua të ju them se nuk kam dëgjuar asgjë nga pala greke që cenon identitetin e njerëzve këtu dhe besoj se zgjidhja që është e mundur tërësisht do të jetë në përputhje me ruajtjen dhe madje edhe përmirësimin e çështjes së identitetit. Jam shumë optimist. Ka dallime mes dy vendeve, por nuk dëgjoj refuzime nga Athina rreth identitetit.
Ivanov: Zgjidhja të mos prekë identitetin
Presidenti Gjorg Ivanov pas takimit me ndërmjetësuesin Metju Nimic ka theksuar se tejkalimi i dallimeve rreth emrit duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimet e mara ndërkombëtare. Ivanov duke përshëndetur intensitetin e dialogut për emrin, ka shtuar se zgjidhja duhet gjetur të jetë në korniza të Kombeve të Bashkuara dhe referimin në kornizat mbi të cilat vijojnë bisedimet, duke cituar: Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Rezoluta e Këshillit të Sigurisë. Duke potencuar se zgjidhja nuk duhet të rrezikojë identitetin dhe dinjitetin e qytetarëve të Maqedonisë, Ivanov ka shtuar se Maqedonia të vazhdojë të jetë e kyçur në proces me qëllim gjetjen e zgjidhjes së përbashkët me Greqinë rreth kontestit për emrin.
Butaris: Nuk humbim asgjë nga integrimi në BE dhe NATO
Kryetari i Selanikut, Janis Butaris në një deklarata për mediat lokale ka theksuar se Greqia nuk do të humb asgjë nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE. Sipas Butarsi, fakti që Greqia pengon Maqedoninë në rrugën për anëtarësim, humb dinjitetin e saj në NATO. Butaris qartësoi edhe qëndrimin e tij personal rreth çështjes së emrit. Sipas tij, fillimisht duhet gjetur zgjidhja dheë më pas të përcaktohen rregullat e marrëveshjes së përkohshme.