Nis ndërtimi i bazës së NATO-s në Kuçovë

Rama: Me rëndësi strategjike, 50 milionë Euro për fazën e parë

Pas më tepër se 3 vitesh që nga vendimi i NATO-s për ta kthyer aeroportin e Kuçovës në të parën bazë ajrore të sajën në Ballkanin Perëndimor, kanë nisur këtë të enjte zbatimi i këtij investimi që vetëm në fazën e parë do të jetë afro 50 milionë Eurosh.

Ministri i Mbrojtjes, projektin por dhe mbështetjen që po tregon NATO dhe SHBA me projektet më të fundit në fushën e mbrojtjes për Shqipërinë, i sheh si përgjigje ndaj aktorëve të tretë në rajonin e Ballkanit.

Vetë Kryeministri veç rëndësisë strategjike dhe asaj të mbrojtjes ky projekt do të ketë impakt për ekonominë e Kuçovës.

Rama flet dhe projektin me SHBA për ta kthyer Shqipërinë në qendër ekselence të mbrojtjes kibernetike, dhe për këtë meritën nuk ia mohon dhe ambasadoren Kim për mbeshtetje.

Investimi parashikon rikonstruktim dhe zgjerim të pista për mundësinë e uljes së avionëve ushtarakë, ndërsa në këtë bazë ajrore do të bëhet edhe ndërtimi i depove të armatimit dhe të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit./Tv.Klan/

Leave a Reply