Nis parlamenti, deputetët i kthehen seancave pas zgjedhjeve

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2021, ka rinisur punimet.

Seanca e sotshme është kryesisht ceremoniale dhe do të miratohet vetëm kalendari i ligjeve mbi bazën e të cilit do të punojnë deputetët në 3 javët e ardhshme.

Në rendin e ditës është parashikuar1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.3.2025 dhe 17.3.2025

2.Njoftime

Por për shumicën e deputetëve aktualë këto janë seancat e fundit në parlament.

83 deputetë të kësaj legjislature nuk do të ulen më në seancë plenare në muajin shtator kur të nisë punën parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Ndryshimi më i fortë ka ndodhur në grupin parlamentar të PS, nga i cili 45 deputetë nuk do të jenë më pjesë e parlamentit.

Edhe në Partinë Demokratike gjysma e deputetëve aktualë nuk do të jenë më në kuvend në shtator.

Por këto janë javët e fundit në parlament edhe për Lulzim Bashën i cili prej vitit 2005 ishte deputet i PD, kryetar i Partisë më të madhe të opozitës e në 11 maj dështoi të siguronte një mandat me Koalicionin Euroatlantik.

Kryetari i PSD Tom Doshi do të rikthehet në shtator në parlament së bashku me dy deputetë që fitoi kjo parti, por 3 deputetët aktuale këto janë javët e fundit në kuvend.

Edhe pse ky kuvend e ka mandatin deri në muajin shtator, sipas kushtetutës pas datës 10 korrik deputetët nuk mund të miratojnë më asnjë ligj.

Leave a Reply