Një valë protestash ka shpërthyer në Izrael ku qytetaret kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe largimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Mijëra njerëz në sheshin Habima në Tel Aviv dolen me pankarta ne duar ku shkruanin “Zgjedhje tani”, ndërsa demonstratat nisën në kuadër të 100 ditëve që nga sulmi i Hamasit në Izraelin jugor.
Familjarët e pengjeve paralajmëruan se koha për të shpëtuar të dashurit e tyre po mbaronte dhe shprehën zhgënjimin e fortë ndaj qeverisë e cila premtoi se lirimi i pengjeve do të arrihet pëmes sulmeve të intenzive në Gaza
Protestat u zhvilluan edhe në qytetin Haifa ku u bë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Ish-ministri i mbrojtjes Moshe Ya’alon, një aleat i Netanyahut i kthyer në kritik, e akuzoi atë për krijimin e rrethanave që lejuan Hamasin të nisë sulmin e 7 tetorit.