Fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zyrih, “Illyrian Eagle”.
Kryeministri Edi Rama publikoi foto dhe lajmin se sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë”, shkruan Rama.
Autoritetet thonë se janë marrë të gjitha masat teknike që i gjithe procesi të jetë i suksessëm. Synim sipas tyre, mbetet tërheqja e sa më shumë linjave ajrore nga jashtë vendit.