Dita Ndërkombetare e Librit, 23 Prilli, vjen çdo vit me mesazhin se vetëm leximi mund të hapë dyert e jetës dhe se librat janë e vetmja biletë falas, në udhëtimin e gjatë drejt arritjeve dhe realizimeve në jetë.
Ky duket të jetë mesazhi i një nisme të pazakontë të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë, në ditën e 23 Prillit, për lexuesit e Kryeqytetit.
Nëse gjatë lëvizjes suaj me urbanët e kryeqytetit në ditën e martë, do të keni me vete librin që po lexoni, ju nuk do të paguani biletën e udhëtimit.
“Udhëto falas, leximi të hap rrugët”, shkruan në rrjetet sociale Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, teksa njofton nismën e re.
Mjafton të tregoni librin që keni me vete, i cili në këtë ditë do të jetë bileta juaj e udhëtimit.
Nisma është një gjetje tejet interesante, veçanërisht për studentet e kryeqytetit që udhetojne çdo dite me urban drejt fakulteteteve të tyre, me libra në dorë.
Ashtu sikurse edhe për çdo lexues që beson se librat, janë nje biletë falas në udhëtimin drejt vetë-realizimit të njeriut.