Nën përkujdesin e Portalit 1kliklarg, ka dalur nga shtypi libri i zhanrit kritikë publicistike e autores Dr Zeqie Veseli, me titull “Munafiku gebelsian i Sulejman Rexhepit”. Libri në fjalë trajton rreth 40 kollumne të ish-lustraxhiut, Agim Mehmeti, i cili shkruan me pseudonim h. Sulejman ef. Rexhepi.
Autorja Dr. Veseli në recensionet e veta për secilën kollumne veç e veç, nuk merret as me formën, as me stilin, as me mënyrën e shkrimit dhe as me mbarështrimin e problemeve kryesisht të imagjinuara në emër të Sulejman Rexhepit. Recensionet zbardhin hilen dhe poshtërsinë e Agim Mehmetit, të cilin shtypi shqiptar i kohes e quan “Gebelsi hitlerian i Mulla Sulës”, e që mundohet që me kollumne ta ngrisë Sulejman Rexhepin në taborrin e intelektualëve shqiptarë, duke u përpjekur që kësisoj t’ia kamufloje afinitetet kriminele të një njeriu shumë të ligë e shumë të dëmshëm fetarisht e kombëtarisht.
Libri i Dr. Zeqie Veselit po lexohet me një fryme dhe po ndikon në krijimin e perceptimit dhe opinionit real mbi dukuritë dhe problemet e BFI-së si dhe po e lakuriqëson “heroin” e Agim Mehmetit (Sulejman Rexhepin, uzurpatorin e BFI-së) në emër të tē cilit shkruan ai.
I distribuar në shumë librari në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë e në Shqipëri, libri ka përjetuar një shitje të madhe. Për të gjithë të interesuarit e shumtë, Portali 1kliklarg librin me recensione publicistike “Munafiku gebelsian i Sulejman Rexhepit” të Dr. Zeqie Veselit, së shpejti do ta publikojë edhe në formë elektronike.