Një e katërta e të gjithë njerëzve që jetojnë në Gjermani kanë origjinë të huaj. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në vendin e ku banojnë 83 milion njerëz.
Zyra Gjermane e Statistikave tha të mërkurën se 25.5% e popullsisë, ose rreth 20.8 milion njerëz, kanë rrënjë migruese sipas shifrave të fundit nga 2018.
Kjo shifër ka një rritje prej 2.5% në krahasim me 2017.
Agjencia përcakton një person me “prejardhje migrante” nëse ata vetë ose të paktën një prind i tyre ka pasaportë nga një vend i huaj.
Emigracioni mbetet një temë polemike në Gjermani.
Pas Luftës së Dytë Botërore, miliona punëtorë nga Turqia ndihmuan në rindërtimin e Gjermanisë. Shumë prej tyre nuk u kthyen kurrë në shtëpi, por përkundrazi morën me vete edhe familjet e tyre.
Kohët e fundit, mbi një milion migrantë u shkuan në Gjermani nga Siria, Iraku dhe Afganistani i shkatërruar nga lufta.