Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy burra “dolën nga një makinë dhe qëlluan ndaj individëve të ulur në tarracën e një bari”, tha forca lokale në Parisin verilindor.
Policia lokale ka bërë të ditur se një i dyshuar tanimë është arrestuar ndërsa i dyshuari i dytë ishte në arrati.
Kryetari lokal, Francois Vauglin, tha se incidenti ndodhi në një “shisha bar”, ku klientët kishin arritur të kapnin një nga të dyshuarit.