Dy armë zjarri janë gjetur brenda makinës së djegur që është përdorur nga atentatorët e vrasjes së Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit.
Armët e gjetur janë kallashnikov dhe scorpions, të cilat dyshohet të jenë përdorur nga vrasësit.
Këto armë janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës për analizë më të detajuar dhe për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
Ndërkohë, kujtojmë se makina e djegur e atentatorëve u gjet pranë Metalurgjikut, e prej andej dyshohet se autorët janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar.
Lulzim Bitri mbeti i vrarë në vend nga të shtënat me armë mbrëmjen e së hënës në Elbasan, ndërsa Ardian Çollaku u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Fillimisht u raportua se ndërroi jetë, por më pas Spitali i Elbasanit njoftoi se kishte pësuar vdekje klinike dhe u dërgua në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pas mesnate. /tvklan.al