Kohë më parë, në Turqi, piromanët dhe armiqtë e brendshem, po ia vënin zjarrin pyjeve anekënd vendit. Nuk llogaritnin nëse ka katunde apo stane dhe, për pasojë, pati edhe qytetarë të vdekur, por edhe shume bagëti. U zhdukën vendbanime të tërë. Bota e përjetoi si një tragjedi të rëndë. Nga bota myslimane u drejtuan shume lutje kah Allahu Mëshirëplotë që të ndalen këto zjarre dhe pasojat të jenë sa më të vogla. Kësaj lutje iu bashkua edhe Shaqir Fetai.
Këto ditë Turqinë e ka kapluar një vërshimë apokaliptike e cila po shkatërron shumë prona dhe po merr shumë jetë njerëzish. Bilanci i deritanishëm është 70 të vdekur dhe disa të zhdukur.
Nga Shaqir Fetai nuk ka kurrfare lutjesh, apo për Turqinë Shaqir Fetai lutet një herë dhe aq! Nuk ka vakët Shaqir Fetai të lutet orë e çast. Për më tepër ishte i zënë dhe i ekzaltuar nga “pritjet madhështore” nën shoqërimin e sekretarit gjeneral të RABITA-s, që ia bënin institucionet e shtetit, të cilat me asgjë nuk puçen as me botën arabe por as me botën turke.
Aman edhe një lutje o Shaqir Fetah, ndonëse është e qartë se do të jetë lutje prej hipokriti, vetëm edhe kësaj radhe bre, se lutjet e tua “po zënë vend”! U lute për shi kundër zjarrit, ja shi nuk ka më zjarre. Tashti, lutu për borë gushti, gjithçka të ngrijë. Lutu se nuk të qortojnë oficerat për gjestin”human”!(sotinfo)