Kanë kaluar dy vite qëkur dy liderët aktualë të politikës shqiptare, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, arritën një pakt mes tyre. Por që ky skenar të përsëritet sërish mesnatën e sotme, sipas ish-deputetit të PD Ervin Salianji është një “ëndërr në bunker” e kryeministrit Rama. Ndërkohë Curri tha se i beson konspiracioneve edhe të marrëveshjeve të fshehta.
Arian Çani: Sa gjasa ka që të jetë i vërtetë skenari se mund të ketë një pakt të ri sot në mesnatë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Fiks si dy vjet më parë, në 2017-ën u bë marrëveshja.
Ervin Salianji: Ëndërr në bunker e Ramës…
Arjan Curi: Unë i besoj konspiracioneve edhe të marrëveshjeve të fshehta.
Arian Çani: Pa dalë në publik fare.
Arjan Curi: Po, po patjetër. PD i besoi edhe të parës, por kjo nuk e përjashton faktin që mund të ketë edhe marrëveshje të tjera në këtë datë goxha simbolike.
Arian Çani: Sa gjasa ka të mos ketë asnjë pakt të dytë Rama-Basha dhe se pas thashethemnajës që qarkullon të qëndrojë vetë Rama?
Arjan Curi: Është akoma një marrëveshje në ajër…
Arian Çani: Është një marrëveshje në ajër?
Arjan Curi: Po patjetër.
Arian Çani: Salianji?
Ervin Salianji: Janë të gjitha propaganda të fryra dhe të shtirura nga Rama./tvklan.al