Doug Mills, një fotograf i New York Times, duket se ka kapur imazhin e një plumbi që kalon anash kokës së ish-presidentit Donald J. Trump.
Ky është vlerësimi i Michael Harrigan, një agjent i FBI në pension.
“Këndi duket pak i ulët për ta qëlluar në kokë, por jo i pamundur nëse personi i armatosur do të qëllonte disa herë, tha Harrigan në një intervistë të shtunën mbrëma pas shqyrtimit të imazheve me rezolucion të lartë që Mills paraqiti nga tubimi.
Matematika e thjeshtë balistike tregoi se kapja e një plumbi në foto ishte e mundur, tha Harrigan.
Mills po përdorte një aparat fotografik dixhital Sony të aftë për të kapur imazhe deri në 30 frames për sekondë. Ai i bëri këto foto me një shpejtësi prej 1/8,000 të sekondës, jashtëzakonisht shpejt sipas standardeve të industrisë.
Faktori tjetër është shpejtësia e plumbit nga arma e zjarrit. Të shtunën, autoritetet e zbatimit të ligjit gjetën një pushkë gjysmë automatike të tipit AR-15 në vendngjarje.
“Shumica e kamerave të përdorura për të kapur imazhe të plumbave gjatë fluturimit përdorin kamera speciale me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë që nuk përdoren normalisht për fotografim të rregullt, kështu që kapja e një plumbi në një trajektore anësore siç shihet në atë foto do të ishte një shkrepje një në një milion dhe pothuajse e pamundur të kapej edhe nëse dikush e dinte se plumbi po vinte, “tha ai.