Kulla Eiffel në kryqytetin francez është mbyllur për vizitorët pasi një person ka tentuar të ngjitet. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës, por nuk dihet në çfarë lartësie ishte personi dhe cilat ishin motivet që e bënë të ngjitej në strukturën atraktive për turistët. Një zëdhënës i policisë së Parisit tha se skuadra e zjarrfikësve, së bashku me një specialist për ngjitje ndërhynë në moment.
Zyrtarët nuk kanë zbuluar informacione të tjera për incidentin duke mos dhënë detaje as për rihapjen e Kullës Eiffel. Policia po negocion me njeriun që është në një pozicion shumë të rrezikshme. Për të shmangur një pritje të gjatë, ne i këshillojmë njerëzit të shtyjnë vizitën e tyre drejtë kullës thuhet në reagimin e policisë. Fotografitë e postuara në mediat sociale treguan se njeriu kishte hipur rreth dy të tretat e rrugës deri në kullë.
Sheshi nën monument ishte evakuuar gjithashtu. Policia ka bërë kontakt me alpinistin, por ende nuk e di pse ai filloi ngjitjen e tij nëpërmjet trarëve të hekurt, tha një burim i policisë për AFP. Kjo nuk është hera e parë që një person ngjitet në ikonën ndërkombëtare të Francës, që vizitohet nga miliona turistë çdo vit. Në vitin 2015, britaniku James Kingston u ngjit pa litarë mbrojtës dhe pa leje duke shmangur kamerat e sigurisë.