Greqia është duke u përballur me një situatë tejet katastrofike, pasi zjarret kanë pushtuar një pjesë të mirë të saj.
Por situatë e kundërt me atë të Athinës verilindore, është duke u regjistruar në Traki. Në këtë zonë u shënua një stuhi e fortë shiu dhe breshëri, ndërsa shezlongët në Aleksandropolis u mbuluan nga breshëri.
Breshri ra në zonën e Dikellos dhe Makrit dhe sipas dëshmive të banorëve dhe pushuesve ishte sa madhësia e një arre.
Ende nuk dihet nëse breshri ka shkaktuar dëme në të korrat, makinat apo shtëpitë.