Një raketetë ka rënë në Lartësitë e Golanit

Izraeli pushtoi Lartësitë e Golanit nga Siria gjatë luftës në Lindjen e Mesme në 1967 dhe i aneksoi ato në 1981

Autoritetet izraelite thanë se nëntë persona u plagosën rëndë nga një raketë e lëshuar nga Libani që goditi një fushë futbolli në fshatin Druze të qytetit Majdal Shams. Një mjek foli për shkatërrim të madh dhe zjarr në vendngjarje.

Sulmi në fushën e futbollit pasoi një sulm izraelit në Liban që vrau katër militantë të shtunën. Dy burime sigurie në Liban thanë se katër luftëtarët e vrarë në sulmin izraelit në zonën Kfarkila në Libanin jugor ishin anëtarë të grupeve të ndryshme të armatosura, ku të paktën njëri prej tyre i përkiste Hezbollahut.

Hezbollahu mori përsipër të paktën katër sulme, përfshirë sulme me raketa “Katyusha”, në shenjë hakmarrje për sulmet në Kfarkila. Megjithatë, përfaqësuesi i lartë i mediave të Hezbollahut, Mohammad Afif, mohoi përgjegjësinë për sulmin ndaj qytetit Majdal Shams.

Që nga nisja e luftës në Gazë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë kryer sulme të ndërsjella, nuk ka ndodhur ndonjëherë që Hezbollahu të mohoj, përkundrazi ata kanë marrë përsipër dhe kanë festuar sukseset e sulmeve. Mediat e Lindjes së Mesme po raportojnë se në këtë kohë kur Netanjahu në SHBA po kërkon mbështetje më të madhe ushtarake, mund të ndodhin edhe skenare dhe se do të ishte mirë që ky rast të hetohet mirë nga ndërkombëtarët.

Leave a Reply