Shpërthimi i fuqishëm ndodhi pak para orës 8 të mëngjesit në katin e parë të restoranti në një zonë banimi të qytetit Sanhe, provincën Hebei, në lindje të kryeqytetit Pekin. Transmetuesi shtetëror kinez CCTV raporton se shpërthimi vrau të paktën dy persona, plagosi 26 të tjerë dhe shkatërroi ndërtesën katërkatëshe.
Autoritetet kanë “përcaktuar në thelb” se shpërthimi ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi, megjithëse ata nuk e kanë identifikuar shkakun ose vendndodhjen specifike të shpërthimit.
Pamjet e shpërthimit tragjik dhe pasojat e tij kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale kineze. Sipas materialeve filmike të shpërndara në Weibo, shihej një top i madh zjarri që shpërtheu nga një ndërtesë shumëkatëshe, duke shkatërruar muret dhe tavanin e saj dhe duke dërguar shtëllunga të mëdha tymi në qiell.
Të paktën tre ndërtesa u dëmtuan rëndë, ndërsa njërës prej tyre i mbetën vetëm kolonat. Zjarrfikësit u panë duke shuar zjarrin, të rrethuar nga makina të grimcuara dhe grumbuj mbeturinash, sipas videove dhe fotove në Weibo. Banorët vendas thanë në mediat sociale se dëgjuan një zhurmë të fortë në mëngjes herët dhe ndjenë se ndërtesat e tyre po dridheshin.
Ndërtesat përgjatë rrugës nga vendi i shpërthimit gjithashtu shihesin xhama të thyer dhe tabela të dyqaneve të dëmtuara, si pasojë e valës goditëse. Deri të mërkurën pasdite, zjarri ishte shuar dhe banorët që jetonin brenda 500 metrave nga vendi i ngjarjes u evakuuan.
Kina ka parë një sërë incidentesh vdekjeprurëse të shkaktuara nga rrjedhjet e gazit në vitet e fundit. Qershorin e kaluar, një shpërthim gazi në një restorant barbekju në rajonin veriperëndimor Ningxia vrau 31 persona. Pas atij shpërthimi, rregullatorët e tregut kinez lëshuan udhëzime të detajuara mbi përdorimin e pajisjeve me gaz dhe sobave për të shmangur rreziqet e sigurisë.