Një snajper i fshehur diku nëpër apartamente ka qëlluar me armë një oficer të policisë në Lancaster të Los Angjelosit.
Ekipe të shumta të policisë kanë reaguar menjëherë dhe intensivisht kanë kërkuar gjuajtësin.
Departamenti i Policisë në Los Angjelos tha që një person është ndaluar pas një kërkimi masiv për gjuajtësin ku u përdoren pajisje ushtarake të kundërzbulimit.
Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.