Futbollisti nderohet për paraqitjen në Botëror
Suksesi i Marokut në Botërorin e fundit shtoi popullaritetin e lojtarëve në këtë vend. Ashraf Hakimi i cili ishte një nga pikat kyçe të përfaqësueses afrikane që u rendit e katërta në Katar 2022 u nderua në vendin e tij të origjinës.
Stadiumi në Ksar el-Kebir mori emrin e tij. Hakimi u prit nga një turmë e madhe njerëzish. Mbrojtësi u shpreh i lumtur për këtë vendim të qytetit nga e ka prejardhjen, pasi vetë ai ka lindur në Madrid.
Maroku arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës ku u eliminua nga Franca. Më herët përfaqësuesja marokene largoi nga aktiviteti Spanjën dhe Portugalinë, pa harruar Belgjikën që në fazën e grupeve.