Një tërmet me magnitudë 5.3 godet Rumaninë, lëkundjet janë ndjerë edhe në Bullgari dhe Serbi

Një tërmet me magnitudë 5.3 ka ndodhur në orën 16:58, 14 kilometra nga Tg. Jiu, në një thellësi prej 15 kilometrash në Rumani.

Dhe dridhjet, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, janë ndjerë edhe në Bullgari dhe Serbi.

Ndërkohë rreth dridhjeve kanë raportuar edhe mediat në Serbi.

Sipas tyre, tërmeti është ndjerë edhe në Vrshac, që është më afër Rumanisë se Beogradit.

Banorët e këtij lokacioni kanë thënë se toka u drodh shumë.

“Gjithçka ndodhi shpejt, filloi të dridhej shumë, u tremba dhe vrapova jashtë. Shumë nga fqinjët e mi ishin përballë, pastaj e kuptuam se ishte një tërmet”, citohet të ketë thënë një dëshmitare.

Siç ka treguar ajo, nga objektet nuk ka rënë asgjë dhe nuk janë dëmtuar as ndërtesat në rrethinat e tyre, në qendër të qytetit.

“… Mirëpo, frika është e dukshme sidomos për shkak të këtyre ngjarjeve në Turqi”, citohet të ketë thënë më tej ajo.

Leave a Reply