Bilanci i viktimave është rritur sërish duke shkuar në 42. Kësaj here një pjesëtar i familjes Lala është nxjerrë i pajetë nga gërmadhat ku tragjedia ka qenë e madhe.
Deri më tani prej vilës disa katëshe në zonën e ish- kënetës në Durrës, janë nxjerrë tashmë të vdekur 4 persona, familjarë me njëri- tjetrin. Po ashtu nga gërmadhat doli fatmirësisht i gjallë 16 vjeçari Remë Lala, i cili po bëhet gati të niset drejt Italisë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Autoritetet e kanë nxjerrë tashmë trupin e pajetë, por nuk kanë lejuar disa prej familjarëve që të shikojnë dhe të identifikojnë se kush pjesëtar i familjes është shuajtur.
Ndërkohë pak minuta më parë një tjetët tërmet goditi vendin me një magnitudë prej 4 të shkallës rihter. Epiqendra është zhvendosur nga deti Adriatik në lagunën e Patokut më në veri të vendit.