Brigadat Al-Qassam – krahu ushtarak i Lëvizjes Hamas – transmetoi një video të re që përfshinte dëshmi të të burgosurve që i ishin lutur kryeministrit izraelit Netanyahu t’i lironte ata duke lidhur marrëveshje me Hamasin dhe duke i dhënë fund luftës, ndërsa pjesa e dytë e klipit tregonte se këta të burgosur ishin vrarë me bomba të hedhura nga avionët luftarakë izraelitë në Rripin e Gazës.
Në videoklipin e shfaqur nga Al Jazeera, me titull “Ai u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime”, një nga të burgosurit, i quajtur Alon Schmerz, u shfaq duke thënë: “Unë kam shumë, shumë shpresë se së shpejti do të largohem nga këtu.”
Kurse Tom Haim, një ushtar rezervist, tha: “Për familjen time… Ti je jeta ime, më mungon deri në fund”.
Ndërsa një tjetër tha: “Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij duhet të kenë turp nga vetvetja”.
Një tjetër i burgosur u shfaq në video duke iu drejtuar Netanyahut, duke thënë: “Mos i gënjeni qytetarët tanë dhe familjet tona se po bëni gjithçka në fuqinë tuaj që ne të kthehemi në shtëpitë tona”.
Një tjetër i burgosur gjithashtu i bëri thirrje Netanyahut që të ndalonte luftën dhe tha: “Netanyahu, të lutem ndalo luftën dhe na sill në shtëpi.”
Një tjetër shprehu shpresën e tij duke thënë: “Shpresoj shumë që të kemi surprizën më të mirë që mund të ndodhë”.
Pas prezantimit të dëshmive, videoja e Al-Qassam tregonte shfaqte robërit në gjendjen e tyre të vrarë nga bombat e avionëve luftarakë izraelitë.
Në fund të videos, Netanyahu u shfaq duke thënë: “Ne kemi punuar që nga fillimi i luftës për t’i kthyer të burgosurit në shtëpi… për t’i kthyer të gjithë… dhe kur them të gjithë, dua të them të gjithë ata.”