Një xhami në qytetin jugperëndimor gjerman Baden-Wurttemberg dje u sulmua për herë të dytë brenda dy javësh.
Në orët e para të ditës së Vitit të Ri, Xhamia Fatih në qytetin Sontheim u sulmua ku u shkaktuan dëme materiale, tha Ali Ozdemir, kryetari i fondacionit të xhamisë.
Ai tha se në xhami u thyen dritarja dhe një bankë prej druri jashtë xhamisë, e cila drejtohet nga Unioni Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB).
“Në dy javët e fundit, ky ka qenë sulmi i dytë ndaj xhamisë sonë“, tha Ozdemir, duke shtuar se komuniteti i xhamisë dhe anëtarët e fondacionit janë të shqetësuar.
Ai tha se informacioni është ndarë me policinë dhe është nisur një hetim mbi incidentin. Më herët në një akt tjetër vandalizmi, një kryq u vizatua në murin e xhamisë.