Atletja Jolien Vermeylen ka ndarë eksperiencën “e neveritshme”, siç e quajti ajo, e pjesëmarrjes së saj në triatlonin e notit në lumin Sena, duke bërë kritika të ashpra ndaj organizimit për cilësinë e ujit.
“Ndërsa po notoja nën urë, ndjeva dhe pashë gjëra për të cilat nuk dua të mendoj”, tha Julien Vermeilen, e cila përfaqësoi Belgjikën në Lojërat e këtij viti, për kanalin televiziv flamand VTM.
“Ne do të zbulojmë nesër nëse jam e sëmurë apo jo”, tha ai. Ajo gjithashtu raportoi se kishte gëlltitur shumë ujë gjatë garës dhe shprehu shqetësimin.
Atletja nga Belgjika përfundoi në vendin e 24-të, siç raporton New York Post.