Pas akuzave të demokratit Oerd Bylykbashi I cili pretendonte sot se Kryeministri Rama paska deklaruar në mediat italiane se është arrestuar nga policia dhe hidhte pretendime se nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit ka reaguar kryeministri Edi Rama. Me anë të një potimi në twitter Rama tregon se në fakt ka qenë thjesht një përplasje verbale me policin në aeroport dhe asgjë më shumë. Nga ana tjetër duke ironizuar demokratin Bylykbashi , Rama shkruan: O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës.
Postimi I plotë: Kryeministri Rama ne Tëitter:
O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!
Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!a
“Ia ka vënë minat…”/ Bujar Nishani: Basha s’po dëmton vetëm PD-në, por gjithë Shqipërinë
Ish-presidenti Bujar Nishani ka shpërthyer sërish ndaj kryedemokratit, Luzim Basha, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Sipas…