Princi Harry ka reaguar pas lajmeve se nuk ka të drejtë që të mbajë veshur uniformën ushtarake në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.
“Dekada e shërbimit të tij ushtarak nuk përcaktohet nga uniforma që ai vesh dhe ne kërkojmë me respekt që fokusi të mbetet në jetën dhe trashëgiminë e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II”, tha një zëdhënës i Sussex.
Dje u raportua se Princit Harry iu mohua mundësia për të veshur uniformën ushtarake ndërsa mban zi për Mbretëreshën. Harry do të mbajë veshje civile për ngjarjet zyrtare.
Një burim konfirmoi se grada e Harry-t e cila është kapiten nuk do të ishte në uniformë për asnjë ngjarje. Harry humbi titujt e tij ushtarakë pasi vendosi të tërhiqej si anëtar i lartë mbretëror me bashkëshorten Meghan në vitin 2020.