Nuk ka fakte që përdorimi i testit serologjik mund të tregojë që ndonjë individ ka imunitet
– Nuk ekziston fakti që njerëzit të cilët janë të shëruar nga koronavirusi kanë imunitet ndaj kësaj sëmundjeje – ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Niveli i antitrupave në plazmën e gjakut matet me teste serologjike, ndërsa epidemiologët e OBSH-së konstatojnë që nuk ka prova që ato mund të tregojnë që dikush i cili tashmë ka qenë i infektuar nuk do të infektohet sërish.
– Shumica e shteteve sugjerojnë që përdorimi i testeve të shpejta diagnostiko serologjike mund të regjistrojë atë që ata mendojnë që është matje e imunitetit – ka thënë mjekja Maria van Kerkhove, në konferencë me gazetarët.
Aktualisht, ka thënë ajo, nuk ka prova që përdorimi i testeve serologjike mund të tregojë që ndonjë individ ka imunitet apo është i mbrojtur nga infeksioni i serishëm.